Elvin Bregu kandidati i Koalicionit Euroatlantik që sfidon klikën PS-PD në Korçë

spot_img

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Korçë, Elvin Bregu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke vënë theksin te gjendja e rëndë ekonomike në vend dhe nevoja për reforma të thella në sistemin fiskal dhe mbështetjen ndaj shtresës së mesme.

Duke iu referuar raporteve ndërkombëtare, Bregu thekson se Shqipëria renditet e para në rajon dhe në Europë për nivelin më të lartë të varfërisë, dhe për këtë arsye, ai e sheh mirëqenien e qytetarëve si thelbin e programit ekonomik të Koalicionit Euroatlantik.

Në planin e paraqitur nga kandidati, theksohen pesë pika kryesore që synojnë të krijojnë një ekonomi më të drejtë dhe konkurruese:

Fuqizimi i shtresës së mesme, përmes lehtësimit të klimës së biznesit dhe shtimit të vendeve të punës.

Vendosja e taksës së sheshtë 9%, për të sjellë thjeshtësi dhe transparencë në sistemin tatimor.

Tatim mbi të ardhurat personale me 9%, duke ulur barrën fiskale për individët dhe familjet.

Tatim 9% për biznesin, për të bërë Shqipërinë më atraktive për investime të huaja dhe vendase.

Eliminimi i privilegjeve fiskale për investitorët e mëdhenj, për të garantuar një konkurrencë të ndershme në treg.

“Ju meritoni më shumë, Shqipëria meriton më shumë,” përmbyll reagimin e tij Elvin Bregu, duke bërë thirrje për votë në mbështetje të programit të Koalicionit Euroatlantik dhe kandidatëve të tij në qarkun Korçë

Latest articles

Related articles