Eduart Ndocaj: Manifestim i fuqishëm i shpresës, energjisë dhe besimit te qytetarët shqiptarë

spot_img

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Lezhë, Eduart Ndocaj ka përshëndetur takim përmbyllës të fushatës të mijëra qytetarëve që duan ndryshimin.

Mbrëmja e djeshme në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ishte një manifestim i fuqishëm i shpresës, energjisë dhe besimit që qytetarët shqiptarë kanë për ndryshimin. Salla e mbushur plot, duartrokitjet dhe emocionet e pafundshme flasin vetë: Koalicioni Euroatlantik është sot alternativa më serioze, më qytetare dhe më e ndershme në këtë garë.

Në mesin e këtij entuziazmi nuk mungoi as zëri i fuqishëm i qytetarëve të Lezhës. Me dinjitetin, energjinë dhe besimin e tyre, treguan edhe një herë se janë pjesë e një ndryshimi që nuk ndalet. Për mua, si Eduart Ndocaj, ishte nder i veçantë të përfaqësoj Lezhën në këtë ngjarje ku fjalët u kthyen në angazhime, dhe besimi në përgjegjësi.

Fjalimi i zotit Basha përforcoi mesazhin që kemi përcjellë çdo ditë të kësaj fushate: jemi ndryshe, sepse jemi me njerëzit. Jo me premtime boshe, por me përkushtim. Jo me arrogancë, por me dëgjim dhe zgjidhje.

Në 11 maj, të gjithë së bashku, me këtë frymë të fortë dhe të sinqertë, do të bëjmë diferencën. Lezha dhe mbarë Shqipëria do të votojnë për dinjitetin, zhvillimin dhe drejtësinë.

✅ Voto Nr. 4 – Eduart Ndocaj
Koalicioni Euroatlantik – Zëri juaj më i fortë!

Latest articles

Related articles