Kardinali Robert Francis Prevost është Papa i ri i Vatikanit – Leone i XIV.
Ai është Papa i 267-të i Kishës Katolike Romake.
Papa i ri është amerikan – për herë të parë në histori – dhe është 69-vjeç.
Kardinali Prevost ka lindur në Çikago, ai është një figurë e shquar në panoramën e peshkopatit amerikan.
Ka kaluar shumë kohë që nuk kishte një Papë me këtë emër: Leo i fundit, Leo XIII, u zgjodh në vitin 1878 dhe shërbeu deri në vdekjen e tij në vitin 1903.
Ish-udhëheqësi i urdhrit Augustinian u emërua gjithashtu nga Papa Françesku i ndjerë në Dikasterin e fuqishëm të Peshkopëve, i cili mbikëqyr përzgjedhjen e peshkopëve të rinj nga e gjithë bota.
Këto role të larta, të kombinuara me faktin se ai ka përvojë të rëndësishme misionare në Peru, pasi ka shërbyer si peshkop i qytetit verior të Chiclayo, mund ta shpengojë atë në sytë e atyre që zakonisht nuk do ta pranonin idenë e një pape amerikan.