SPAK jep urdhër: Hetoni Zegjinenë e Gazit

spot_img

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet ndaj kandidates së PS për deputete në qarkun e Fierit Zegjine Çaushi, dhe ka dalë në konkluzionin se nuk është përpara veprës penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”, por mund të jetq përpara rastit të konsumimit të 3 veprave të tjera penale që janë në kompetencë të Prokurorisë së Fierit.

Konkretisht bëhet fjalë për dyshimet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Për këtë arsye, SPAK ka vendosur që të mos regjistrojë procedim penal për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, dhe ti kalojë dosjen Prokurorisë së Fierit që të kryejë veprime hetimore procedurale për këto 3 vepra penale të tjera.

Bëhet me dije se hetimet e SPAK kanë të bëjnë me një audiopërgjim të publikuar në emisionin Piranjat, ku kandidatja e PS Zegjine Çaushi shfaqet duke kërcënuar një qytetarë dhe duke i bërë presion për votën.

Latest articles

Related articles