Ismail Ferraj është një djali i ri vlonjat që ka brenda tij zjarrin e politikës për të ndryshuar për mirë komunitetin.
Si kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Ismail Ferraj, i ka bërë thirrje për ndryshim në mënyrën si përfaqësohet qyteti i Vlorës në Kuvend. Në një mesazh drejtuar qytetarëve, ai theksoi se ka ardhur koha që vota e tyre të mos shkojë më për politikanë që zhduken menjëherë pas fitores.
“E vetmja rrugë për Vlorën është të votojë të riun që lufton traditën ku deputetët, sapo fitojnë, harrojnë qytetin që i votoi dhe nuk hapin më as telefonin,” tha Ferraj, duke u distancuar nga praktikat që kanë dëmtuar besimin qytetar në politikë.
Sipas tij, qyteti duhet të zgjedhë mes risisë dhe rinisë, jo mes figurave të vjetra që janë mësuar me privilegjet, ndërsa problematikat konkrete si kanalet e bllokuara apo rrugët e paasfaltuara vazhdojnë të mbeten pa zgjidhje.
Ferraj kërkon një shans për t’i dhënë fund këtij realiteti:
“Për t’i dhënë fund kësaj, më duhet një dorë nga ju të dielën e 11 majit, duke votuar në kolonën e numrit 4 – Ismail Ferraj,” tha ai.
Duke u distancuar nga politika e vjetër e “flamujve dhe tifozerive”, kandidati vlonjat bën thirrje për një votë të ndërgjegjshme, për dikë që është vetë pjesë e problemeve të qytetit dhe jo i larguar nga realiteti i përditshëm i Vlorës.
