Hoteli i Ministres! Apo jo Delina Ibrahimaj ?

spot_img

nga Klevin Muka

Ju ka rastisur para se te shkoni në Qeparo, pasi kaloni ish-Panormën e Mihalit, ka mbirë një hotel aty para ca vitesh.

Fiks, kur Delina Ibrahimaj drejtonte Tatimet. Asokohe burrit dhe vjehrrit të ministres i ndrinte biznesi, e madje ndërtuan dhe një hotel mu në anë të detit, duke mbyllur kështu dhe boshllëkun që la Mihali vetëm pak metra më tutje!

Hoteli u hap kur nusja u bë ministre!

Deri këtu shumë mirë! Edhe hoteli është i bukur, s’ke ç’i thua.

E vetmja gjë që nuk më pëlqen është fakti që ministrja e ka caktuar çmimin e dhomës për një natë 229 euro! Minimumi jetik sipas ministres është 140 euro/muaj.

Nuk shkon kështu zonja ministre, të flënë një natë në muaj të paktën këta minimumsat te ju!

*marrë nga faqja Fb e autorit.

Latest articles

Related articles