Burhan Misiraj është një nga figurat më të njohura për rininë dhe demokratët euroatlantikë, falë angazhimit të tij të gjatë në politikë dhe kauza qytetare. Ai është një nga të rinjtë energjikë të evidentuar në shumë trajnime ndërkombëtare për pasionin në çështjet publike dhe ruajtjen e integritetit në veprimtarinë politike.
Ai është i biri i një demokrati të shquar që humbi jetën për të ruajtur votën e lirë. Në 29 qershor 1997, Burhan Misiraj (i ati) atëherë kryetar i grupseksionit të PD-së, ishte caktuar kryetar i Qendrës së Votimit, në fshatin e tij, në Mbërs të Roskovecit, në Qarkun e Fierit. Bandat e armatosura, të cilat prej muajsh kishin marrë Shqipërinë peng dhe nuk e kishin lejuar PD dhe frocat e koalicionit të saj, të zhvillonin një fushatë normale elektorale, kulmuan me “aksionin” e tyre, me vrasjen e Burhanit në Qendrën e Votimit, vetëm pse ai nuk i lejoi manipulimin dhe deformimin e votës…Bashkëshortja e Burhanit, Luljeta, ishte shtatzëne. Disa muaj më vonë, asaj i erdhi në jetë djali që priste. Në kujtim të bashkëshortit të saj, nëna i vuri emrin Burhan, djalit të porsalindur.
Burhan Misiraj sot është është kandidat për deputet dhe synon që votat e demokratëve për të cilat babai i tij dha jetën ti ktheje në të mirë të çdo të riut të Fierit dhe Shqipërisë.