Big Farma, Rama, Berisha: Aleanca që po përgatit valën e re të rrjepjes mbi shqiptarët

spot_img

Nëse mendonit se COVID-19 ishte vetëm një krizë shëndetësore, gaboheni. Ishte prova e parë e madhe për një rrjet të padukshëm që lidh politikën, biznesin dhe shëndetësinë. Sot, Big Farma dhe bosët e shëndetësisë janë duke shpresuar tek një “aleancë e heshtur” Rama-Berisha për të rikthyer skemat që u kushtojnë shqiptarëve miliona: tendera, koncesione, trajtime fiktive.

Nga Shkodra në Gjirokastër, nga Durrësi në Korçë, mjafton të shohësh listat e kandidatëve për të kuptuar se kush po përgatitet të qeverisë pas dyerve të mbyllura. Janë të njëjtët emra që kanë lidhje me kontratat e dyshimta të dializës, trajtimeve onkologjike, spitaleve private. Pas pandemisë, fokusi është zhvendosur: tani objektivi janë sëmundjet kronike — burim i pafund fitimesh për pak vetë, varfëri e mëtejshme për shumicën.

KEA (nr.4) shihet si e vetmja shpresë për të ndalur këtë zinxhir. Por pyetja është: a do të ketë kohë shoqëria të reagojë? Sepse nëse nuk ndalet kjo valle, Shqipëria rrezikon të kthehet në një eksperiment kombëtar ku njerëzit paguajnë me shëndetin e tyre, ndërsa një elitë numëron fitimet dhe nuk e ka problem te nxjerrë tankset ne rrugë nëse shqiptarët nuk pranojnë zgjedhën e tyre.

Latest articles

Related articles