Gazetarja e njohur Desada Metaj përmes disa komenteve publike në rrjetet sociale ka krituar strategjinë e fushatës së PD me këshilltarët amerikanë të La Civita. Por kjo ka bezdisur disa drejtorin e komunikimi të Sali Berishës, z. Alfred Lela, i cili ka replikuar në distancë duke sjellë pikëpamje të ndryshme për punën e njeri tjetrit. Lexoni replikat:
Desada Metaj: Bufi dhe gomari nuk kanë asnjë perceptim pozitiv në folklorin shqiptar. Ndaj shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi “pozitive” për bufin veç se i jep kredite Ramës ta përdorë si epitet negativ. Përndryshe bufi do harrohet në 12 maj dhe ju do ju duhet të paguani gomarin e radhës që si zakonisht ju zhyt më thellë në delirin e fitores imagjjnare.
Me një kërkim të thjeshtë, mund të gjeni pak ose aspak poezi për bufin në folklor ose nga poetë shqiptarë. Ajo që gjeta pas një kërkimi të detajuar ishte sa më poshtë:
Bufi
Koka autoritare
I rëndon plot mençuri
Po ta shohësh gjatë
Thua “s’ka si ai”
Por bufi është buf
Këtë gjithkush e di.
Alfred Lela:
Gjithë këto ditë fushate kam parë me habi dhe nënqeshje (cinike) këshilltar/e të Lulit apo Grubit, që u thonë amerikanëve, këshilltarë të Trumpit, se si duhet ta bëjnë fushatën e Berishës.
Unë për vete jam i qartë në këtë pikë: në komunikimin politik çdo gjë shpiket në Amerikë, dhe ne këtu e marrim dhe e përshtasim me kushtet e vendit, me antropologjitë/psikologjitë lokale. Por, e dimë tashmë se në Shqipëri ka shumë mendimtarë-sa më pak të lexuar të jenë aq më lart e çojnë gejzerin e llafeve- dhe çdokush me një faqe në Instagram/Facebook e di veten, ndër të tjera, guru të komunikimit.
Në demokraci, ku të gjithë e kanë lirinë e fjalës, duhet durim.
Siç e thotë Umberto Eco: budallai i barit të lagjes, që mendonte se dinte diçka, tani ka Facebook dhe mund ta shumëfishojë “diturinë”.
Kundërpërgjigja e Metajt:
Ish guru-të e oborrit të Lulit dhe aktualisht strategë në tentativë të stanit të Saliut qënkan bezdis nga këshillat e mia dashamirëse në Facebook. Ore rrofshi që na ndiqni spiunçe po mirë është dhe të mësoni ndonjë gjë… se në 12 maj do ju duhet një strategji e re për humbjen madhështore, mosnjohjen madhështore dhe bojkotin madhështor.
Për të mos fol për revolucionin madhështor. Por për të gjitha këto ju ftoj të më ndiqni falas në profilin tim. Dollarot ju duhen për të heq non grata-n dhe për t’u dukur si intelektualë. Edhe pse për t’u bërë të famshëm ju është dashur të ulni brekët para Edi Ramës.