Ndonëse është kulmi i fushatës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet të hënën, në orën 08:30, në SPAK.
Partia Demokratike nëpërmjet Flamur Nokës u bën thirrje të gjitha strukturave të saj të jenë të pranishëm në mënyrë të organizuar dhe paqësore në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje përpara zyrave të SPAK.
