Policia Kufitare ka goditur një rast të tentativës për trafikim të veprave të artit në Portin e Durrësit. Në pranga ka rënë Kasem Q. ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 2 persona tjerë.
Nga kontrollet e kryera në furgon, efektivët kanë gjetur 10 piktura të padeklaruara, për të cilat 37-vjeçari nuk dispononte asnjë dokument që vërtetonte origjinën e tyre apo pronësinë mbi to.
Sipas informacionet nga blutë pikturat kapnin vlerën rreth 25 000 euro.