KEA po lobon fort në Amerikë për SPAK dhe GJKO, që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme dhe drejtësia të ketë gjithë mbështetjen e duhur për të vepruar.
PD po hedh miliona dollarë që të ketë vëmendjen e administratës së re. I duhet për shumë gjëra, por i duhet me patjetër që të mos u vidhet vota, dhe nga informacionet që ka redaksia, çdo krim zgjedhor, çdo veprim, çdo mosveprim do shkojë në veshët e duhur.
Gjermania e ka dorëzuar Ramën.
Turqia është indiferente ndaj tij.
Çfarë i mbetet Ramës? Patronazhistët!
Një tufë Nesti Angonës që çojnë dhe vëllain e vet në burg.
Informacionet po mblidhen me shumë kujdes. Nga sa është në dijeni redaksia, po përdor inteligjencën artificiale për të kopsitur dosje edhe për patronazhistin më periferik.
Disa dosje po mbushen nga vetë Nesti Angonët, që janë me mijëra.
Kush do t’i mbrojë patronazhistët?
I njëjti person që po mbron Lalin?