Ilir Meta ka kërcënuar ministrin Ulsi Manja nga burgu duke i thënë se në vjen në pushtet opozita në 11 Maj, dosjen 184, të krimit zgjedhor në Dibër për të cilën akuzon socialistin do ta ketë prioritet.
“Ministri famoz i Drejtësisë, ai i “Dosjes 184”, të krimeve elektorale të Dibrës, i cili duhet të ishte sot në qeli, duke vuajtur dënimin e tij për krimin elektoral që tronditi edhe mediat europiane, Bundestagun dhe Parlamentin Europian dhe që bllokoi për vite të tëra integrimin.
Por ai ishte dje në emision, duke mashtruar publikisht për situatën dramatike në burgjet shqiptare, ku abuzimi me paraburgimin ua kalon edhe vendeve më diktatoriale afrikane”