Gates: Brenda 10 vitesh do ndodhi, vetëm 2 ditë punë në javë ndërsa pjesa tjetër pushim

spot_img

Bill Gates thotë se brenda rreth dhjetë vitesh, inteligjenca artificiale do të marrë përsipër “shumicën e gjërave”, duke e reduktuar javën e punës në vetëm dy ditë dhe duke e kthyer pjesën tjetër të javës në kohë të lirë.

Ai shpjegoi se shoqëria do të duhet të rishqyrtojë mënyrën se si do ta kalojë këtë kohë të re të lirë, duke theksuar se AI mund të sigurojë mjekë dhe mësues të besueshëm, duke i dhënë fund mungesave në sektorët e mjekësisë dhe arsimit.

Gates e përshkruan këtë ndryshim si një “luks të bollëkut”, ku robotët e drejtuar nga AI marrin përsipër edhe punët fizike, duke u lënë njerëzve hapësirë për të ndjekur qëllime më të thella dhe për të diskutuar mënyrën se si do të ndahen përfitimet e një fundjave pesë-ditore

Latest articles

Related articles