Kryetarja në detyrë e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, vijon me “spatrimin” e vartësve të emëruar nga Erion Veliaj, që kur ky i fundit u vu nën masën e sigurisë arrest me burg.
Ditën e sotme është emëruar drejtuesja e re e Policisë Bashkiake së Tiranës, dhe do të jetë Elona Lalaj. Ajo zëvendëson në këtë detyrë Toni Benin.
Vite më parë, Lalaj ka qenë zëdhënëse e Policisë së Qarkut Fier dhe vjen nga radhët e Policisë së Shtetit. Sipas mediave, ajo është një zgjedhje e kryeministrit Edi Rama, në vazhdën e ridefinimit të kontrollit mbi Bashkinë e Tiranës dhe institucioneve lokale të saj.