Ukraina bën marrëveshje me Amerikën për mineralet e rralla – ANALIZA

spot_img

Ukraina bën marrëveshje me Amerikën për mineralet e rralla. Si mund ta shohim:

  1. Amerika është e keqe se zhvat popujt e tjerë.

Ky është këndvështrim i gjerë majtas, i cili merr hov me dënimin që i bëhet imperializmave nëpër botë. Që nga tezat e antikolonializmit që hedh Frederik Engelsi në veprat e tij, të zhvilluara edhe nga Karl Marksi, më i forti vendos kushtet dhe përfiton në dëm të më të dobtit.

  1. Ukraina merr ndihmë amerikane përballë Rusisë.

Ky qëndrim, më së shumti, ka nuanca të së djathtës, apo të themi pragmatike. Në fund të fundit, do të të duhet të zgjedhësh dhe të mbash anë. Të flasësh nga auditori duke zgjidhur me fjalë punët e vendit dhe të botës është një gjë, dhe të vendosësh se cili aleat vlen më shumë në një moment të caktuar, është gjë tjetër. Ukrainasit zgjodhën të bashkohen me luanin, përballë ariut rus dhe ujkut kinez.

nga Sebastian Zonja

Latest articles

Related articles