Gazetari Enton Abilekaj përmes një postimi ironik në rrjetet sociale ka ironizuar për kryetarët e partive të reja që paguajnë për të dalë i treti në sondazhe, pas PS dhe PD. Edhe pse Abilekaj nuk përmend emra, në media kanë dalë sondazhe që herë nxjerrin Agron Shehaj të tretin e herë Lapajn. Por në ndryshim nga ky i fundit, Shehaj e thotë publikisht që është i treti.
“Eshte njeri qe blen sondazhe per te dale i treti. Quhet krim zgjedhor ky?” – Shkruan ai.