“Me Ramën, paratë shkojnë te shokët e tij; me ne kthehen te qytetarët”, Basha: Taksa të ulëta mbështetje për drejtësinë, kthejmë shpresën

spot_img

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Neli Demi, Diana Toma, Irsida Shehi, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe biznese në Njësinë 10 në Tiranë.

Gjatë bisedës me Bashën, qytetarët shprehën vështirësitë që përballen në jetën e përditshme dhe gjendjen ekonomike që sa vjen edhe rëndohet. “Jemi shumë të lodhur. Është një situatë e pakonceptueshme, domethënë e papërshkrueshme. Është një situatë ku çdo gjë është shkatërruar në detajë, në mënryë të përcaktuar, për mu me një projekt me laps e letër në tavolinë. Të uroj me gjithë zemër sukese” – u shpreh një qytetar.

Duke evidentuar korrupsionin si shkaktarin kryesor i kësaj situate, Basha më tej tha se ndryshimi më 11 maj është numri 4 dhe Koalicioni Euroatlantik. “Në qoftë se do që lekët të jenë në xhepat e shokëve të Ramës, voto 5 se i marrin lekët ata. Vpoto 1, del Ilir Meta. Vetëm 4 i kthen paret te xhepi.

Ai gjithashtu foli për disa nga pikat e programit, që sipas tij, do të kthejnë sjellin mirëqenie për familjet shqiptare, për të rinjtë dhe sipërmarrësit.

Për sipërmarrësit:
• Vendosja e taksës së sheshtë në masën 9%
• Heqja e TVSH për biznesin e vogël
• Lehtësira reale për hapjen dhe formalizimin e çdo iniciative të ndershme

Për familjet shqiptare:
• Subvencione për strehimin e çifteve të reja
• Dyfishim i ndihmës për nënat kryefamiljare
• Deri në 20 mijë euro bonus për fëmijën e tretë

Për të rinjtë:
• 100 milionë euro investime për programin NextGen në 4 vite
• Praktika të paguara, mbështetje për start-up-et dhe bursa për vajzat
• Shkolla me orar të zgjatur, drekë të garantuar dhe kushte që i japin vlerë arsimit publik

Në përfundim të takimeve, Basha theksoi se Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë:
Ose Shqipëria e 313-s dhe korrupsionit të pandëshkuar, ose Shqipëria e ndershme që zhvillohet dhe garanton një të ardhme më të mirë për çdo familje.

Latest articles

Related articles