Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një intervistë me gazetarin Andrea Danglli për emisionin “Off the Record” në A2 CNN. Ilir Meta foli për ditët e tij në qeli, fushatën zgjedhore dhe pritshmëritë nga zgjedhjet e 11 majit.
Meta: Fushata ime ecën me ritme të shkëlqyera, nga 80-150 letra në ditë.Ajo filloi me 50-100 letra në ditë dhe do të përfundojë me 200 letra në ditë besoj…Sa herë gjyshërit tanë kishin momente të vështira thoshin: Malet tona më të larta. Dhe unë stërvitem këtu çdo ditë dhe një nga gjërat e para që do të bëj është ngjitja e Majës së Hekurave, pasi majat e Jezercës, Korabit, Shkëlzenit, Cikës e të tjerë i kam bërë me kohë.



