‘Ju flet Kombinati’ – Blendi Gonxhe: Zonat e qarkut Tiranë nuk mund të jetë hyrje me vizë

spot_img

Blendi Gonxhja shpalosi mbrëmjen e sotme në “Off the Record” me Andrea Danglli, në A2 CNN, objektivat e tij personale dhe ato të PS, sa i përket qarkut të Tiranës për zgjedhjet e 11 Majit, ku garon në listën e hapur.

I pyetur nëse do të garojë për t’i zënë vendin Erjon Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranë, në rast se do të ketë zgjedhje të parakohshme lokale, Gonxhe tha: “Jo. Si mund të jetë objektivi. S’është as vendi, as koha”.

“Unë e kam targuar fushatën time: ‘Ju flet Kombinati’. Unë aty kam lidhur veten time sepse zona ka nevojë patjetër të ketë përfaqësim prioritar prej një deputeti që e ka në vëmendje zonën. Duke qenë se janë zgjedhje qarku, ne nuk mund t’i bëjmë këto zona që të hyhet me viza në to. S’mund ti mbyllim këto zona me polici që të mos hyjë e të mos dalë asnjë kandidat tjetër. Nuk diskutohet që 37 kandidatët e tjerë do hyjnë e do dalin në të gjitha zonat dhe do ketë pa dyshim vota, simpati, afrimitete, njohje, familje, detyrime që do i votojnë për kandidatë të tjerë, po flas brenda PS. Ndaj më duhet të punoj edhe jashtë Njësisë 6 sepse më duhen votat edhe jashtë njësisë. Prandaj misioni tjetër i PS dhe i imi doemos, është që t’i sjell PS edhe më shumë vota në qoftë se mundem që të marrim mandatin e 19 dhe të 20”, sqaroi më tej ai.

Latest articles

Related articles