Elvis Rroshi del hapur pro Berishës: Unë nuk i fshihem e nuk maskohem

spot_img

Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi është pozicionuar publikisht pro liderit të PD-së, Sali Berisha në zgjedhjet e 11 Majit.

Në një status në faqen e tij në facebook, ai ka konfirmuar pjesëmarrjen në mitingun e demokratëve dy ditë më parë, për të cilin tha se ka mbështetur kushëririn, Elton Roshi që kandidon në listën e hapur të demokratëve.

Roshi shkruan se nuk ka shkuar i maskuar në atë miting, por ka vendosur kapuç për shkak se po binte shi.

“Unë nuk i fshihem askujt e nuk maskohem prej askujt. Unë isha në atë takim elektoral sepse unë mbështes kushuririn tim, djalin e xhaxhait, birin e Kavajës, Elton Rroshi. Dhe për të mbështetur njeriun e familjes time, unë nuk kam as frikë, as drojë e asgjë tjetër”, shkruan ish-kryebashkiaku socialist.

Latest articles

Related articles