Rama në alarm, mbledh kandidatët për deputetët: jemi poshtë 71 mandateve

spot_img

PS ka rënë nga kuotat e 2021. Edhe pse anuloi takimin në Fier për shkak të ditës së zisë, redaksia mëson se Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme kandidatët e PS Tiranë në një ambient privat në kryeqytet.

Sipas burimeve, fokusi ka qenë te vota e emigrantëve dhe marrëdhënia e kandidatëve socialist me njëri-tjetrin.

Mësohet që Rama u ka kërkuar socialistëve që të organizohen me kontaktet e tyre në diasporë për të bërë të mundur që shqiptarët jashtë vendit të votojnë, sidomos aty ku është përqendruar numri më i madh i tyre Itali dhe Greqi. Për shkak të problemeve që kanë hasur me postën në disa vende në këto dy shtete, ka dhënë porosi që të mos demoralizohen votuesit jashtë por të binden që të shkojnë të marrin zarfet dhe të votojnë.

Redaksia mëson se çështja tjetër në të cilën është ndalur kryetari i PS ka të bëjë me fushatën e kandidatëve të PS. Ai ka dhënë porosi që kryesore në këto zgjedhje është numri 5 dhe çdo konflikt i brendshëm mund të dëmtojë PS.

Për këtë arsye, Rama ka kërkuar që çdo njeri prej tyre, ata që janë në listë të hapur të kërkojnë votën personal, por të mos shajnë kolegët e tyre brenda partisë të zgjedhësit, sepse sipas tij, në këtë mënyrë mund të pezmatojë votuesit dhe të penalizojë maksimizimin e votës për mazhorancën.

Latest articles

Related articles