Ish-ministri Ramës dhe analisti i Syri.Tv, Ylli Manjani, një mbështetës i madh i Berishës dhe Erion Veliajt, ka shpërthyer ashpër kundër militantëve të PD.
Nëpërmjet një shënimi të gjatë në faqen e tij në FB, ai i paralajmëron ata që të mos i shesin moral se “meqenëse nuk do votoj fare”, ai qnka i shitur te Rama. Manjani me një gjuhë të ashpër ju kunton se me Ramën është vetë shefi dhe idhulli i tyre Sali Berisha, madje bashkë ngrenë kulla dhe fitojnë para.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit:
Shikoni, ju demokratë që vijoni të më shisni moral mua se medemek “nëse nuk voton, dmth nëse nuk ju votojmë juve, jemi me Ramën”, përpiquni të kuptoni se:
1. Ju dhe PD juaj nuk jeni etaloni i demokracisë. Si opozitë keni merituar e meritoni respektin tim. Kohën time që kam harxhuar edhe për ju, kur rrinit squk e s’flisnit asnjë fjalë, ua kam falë. Por moral mua mos më shisni! Pyeteni veten pse nuk ju votojmë dhe jo të më pyesni mua.
2. Të mos votosh, nuk do të thotë të mos u votosh ju, por të protestosh për nivelin skandaloz të ulët të të bërit politikë. Shiheni pra, jam unë ai që vijoj të protestoj jo ju, që googl-oni koqet e Atij dhe kërkoni koqet tuaja te xhepat e SHPUP-it e me to frymëzoheni të votoni.
Unë rrefuzoj dhe protestoj duke mos votuar. Kjo quhet qytetari. Ajo e juaja militantizëm. Unë sidoqoftë nuk u gjykoj por ende u respektoj në të drejtën tuaj. Ju vetëm më gjykoni e më shisni moral llaxoresh. Ata që më shajnë, janë të sharë.
E kuptoni apo jo dallimin?!
3. Moralin e rotacionit nuk ma shisni dot mua, por verini pak gishtin kokës dhe merrni frymë thellë. Mbase ndriçoheni me ndonjë fjalor gjuhe se rikthim në pushtet (për herë të tretë madje) asnjë llogjikë nuk e quan dot rotacion. U lutem na kurseni kohën me fjalë boshe që sdoni ti kuptoni ose sdini ti përdorni.
4. Sa për atë që unë jam me Ramën, nuk më kompleksoni dot.
Së pari pas 20 viteve jetë publike kam mësuar se të jesh me dikë nuk mbahet sekret dhe as është turp. Edhe Berisha ka qenë (besoj është prap) me Ramën. Edhe ju që merreni me të, qoftë edhe kur gjeni kohë për ta sharë jeni me të. Tani pse e kërkoni tek unë moralin se medemek qenka turp të jesh me Ramën?!
Kush është me Ramën unë që s’votoj ata që marrin leje kullash e bëjnë pare me Ramën dhe që ju mi shisni mua si rotacioni demokratik?! Pash hatrin e zoti boll!
Së dyti, pse të rrefuzosh të votosh quhesh se je me Ramën?!
Në cilin manual e keni lexuar këtë?! Kush është me Ramën unë që rrefuzoj dhe protestoj apo ju që kërceni vallen elektorale të tij?! A keni sy në ballë apo jo?!
Së treti, po të më dojë qejfi edhe me Ramën bëhem more. Unë nuk e kam armik atë. As nevojën nuk ja kam.
Por, a doni ju?
Ska problem fare, por po të më dojë qejfi ama.
Që ta dini, qejfi im është i pari. Morali juaj është hiçgjë para tij, (qejfit tim dmth).
Dhe po, nuk mund të jeni pjesmarrës në murin tim elektronik në FB si shitës morali që se keni as vetë. Shkruani sa të doni që “na bllokoi Ylli Manjani” se smund të jeni miq me mua.
Hajde bye tani e me mend në kokë!