Elvisa Drishti është një ekonomiste, pedagoge dhe kërkuese e pasionuar për zhvillimin ekonomik, drejtësinë sociale dhe fuqizimin e brezit të ri. Ajo ka përfunduar studimet e doktoratës në University of Birmingham, MBA në Oxford Brookes University.
Prej vitesh, ka kontribuar si lektore në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Ajo përfaqëson vlerat e meritokracisë, transparencës dhe inovacionit, dhe beson fort në mundësitë që ofron një sistem i hapur dhe i drejtë për të gjithë. Si kandidate për Parlament nga Koalicioni Euro-Atlantik në Shkodër, synon të sjellë energji të re, mendësi progresive dhe një zë të besueshëm për qytetarët dhe të rinjtë e qytetit të saj.
Pse besoj se Koalicioni Euro-Atlantik asht zgjedhja ma e mirë për Shkodrën?
Nga Elvisa Drishti
Sepse për herë të parë, qytetarët e qarkut kanë një skuadër me përfaqësues të mirëfilltë, me rrënjë të forta në komunitet dhe me përgatitje të thellë profesionale e morale. Në këtë koalicion nuk ka vend për karrieristë të rastësishëm apo figura të importuara me flamur partiak – por për njerëz që njohin realisht sfidat dhe mundësitë e kësaj zone.
Koalicioni Euro-Atlantik nuk ofron premtime boshe. Ai sjell një vizion të qartë për zhvillim ekonomik, drejtësi sociale dhe përfaqësim dinjitoz në Kuvend, duke e vendosur qytetarin në qendër të politikës.
Kjo është zgjedhja e atyne që besojnë te meritokracia, integriteti dhe vlerat euroatlantike – dhe që nuk pranojnë më të mbeten peng i një politike të vjetër që e ka zhgënjyer Shkodrën për shumë vite.
🟨 Unë jam krenare me këtë skuadër dhe jam e bindun se KEA përfaqëson frymën që i duhet sot Shkodrës. Jo thjesht për të fituar zgjedhjet, por për të nisur një epokë të re përfaqësimi e ndryshimi.
Ne jemi 𝐃𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐭𝐞̈𝐭 𝐄𝐮𝐫𝐨𝐚𝐭𝐥𝐚𝐧𝐭𝐢𝐤𝐞̈
Ne jemi 𝐊𝐨𝐚𝐥𝐢𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐄𝐮𝐫𝐨𝐚𝐭𝐥𝐚𝐧𝐭𝐢𝐤
Ne besojmë te 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐚
Voto 𝐊𝐨𝐚𝐥𝐢𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐄𝐮𝐫𝐨𝐚𝐭𝐥𝐚𝐧𝐭𝐢𝐤
Voto nr 4️⃣
