Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë takimit që zhvilloi me pensionistë në zonën e Laprakës në Tiranë, u pyet se çfarë masash do të marrë për ilaçet jo të sigurta që hyjnë në Shqipëri.
Basha theksoi se një nga masat që do merret do të jetë homologimi i ilaçeve shqiptare me ato europiane dhe ndërkombëtare. Sipas tij, çdo ilaç që është çertifikuar si i sigurt në Bashkimin Europian, SHBA, Britaninë e Madhe, Australi, dhe vendet e tjera të zhvilluara do të çertifikohet gjithashtu si i sigurt për pacientët shqiptarë.
Ai tha se vendimin për të hequr homologimin e ilaçeve ishte i ish-ministrit Ilir Beqja, i cili sot ndodhet tek 7×7-313, duke i hapur rrugë mafias së barnave, e cila përfiton nga ilaçet e paçertifikuara dhe me cilësi të dyshimtë. Basha u shpreh se politikat e qeverisë aktuale kanë vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve dhe se ata që janë përgjegjës për këtë, do të japin llogari.
Pjesë nga bashkëbisedim:
Pensionisti: Unë kam gruan time që e kam pak pa qejf dhe i mori ilaçet jashtë. Sepse ilaçet tona nuk kanë efekt. Si do të punojmë që këto ilaçe mos të na vijnë, e të vijnë tamam për të gjithë ne shqiptarët, pleqtë sidomos?
Lulzim Basha: Me një fjali do të përgjigjem dhe pastajdo e zgjeroj pak. Ne do ta zgjidhim këtë duke bërë hologimin e ilaçeve shqiptare me ilaçet Europiane. Çfarë do me thënë kjo? Çdo ilaç që është çertifikuar në Bashkimin Europian, në Amerikë, në Britaninë e Madhe, në Australi, në Zelandë, në Japoni si i sigurt për pacientët e këtyre vendeve, do të çertifikohet si i sigurt për pacientin shqiptar. Asnjë ilaç që nuk është çertifikuar të paktën në një nga këto vende, Bashkimi europian, Zvicër, Norvegji, Britani, Kanada, Australi, Zelandë e Re, Japoni, vendet kryesore të OECD-së, asnjë ilaç që nuk është çertifikuar për këta pacientë, nuk do lejohet më të hyj në tregun shqiptar dhe t’i shërbehet si ilaç pa efekt apo nganjëherë me efekt të dëmshëm për shëndetin e pacientëve shqiptarë. Ça është e mirë për amerikanët dhe europianët, është e mirë edhe për shqiptarët. Çfarë nuk është e mirë për europianët dhe amerikanët, nuk është e mirë për shqiptarët, nuk do lejohet më të hyj.
Përgjigjja e gjatë e pyetjes është kjo; Ilir Beqja, tek 7×7-313, një nga gjërat e para që bëri, është që e hoqi homologimin. Tha, mund të futen dhe ilaçe të tjera. Pse e hoqi? Që të përfitonte mafia e ilaçeve.dhe mafia e ilaçeve shkon i merr këto nga vende ku cilësia është e pasigurtë në rastin më të pakët, është e pa kontrolluar. I merr për një çmim shumë të ulët dhe i shet me çmime të larta këtu që të përfitojnë ata 4,5 shokë të Edi Ramës që janë lidhur me këto. Kjo është mafia e barnave që vret më shumë shqiptarë se çdo mafie tjetër. Homologim e para, e dyta gjithçka që kaën bërë këta në këto 12 vite do japin llogari, nuk do ta hedhin kaq lehtë. I pari ka shku në burg, por kjo i ka kushtu jetë njerëzish Shqipërisë.