“Më rrahën para zyrës”- Mziu: Zyrtarin s’e godita unë, por nipi im

spot_img

Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu që është edhe drejtues politik i qarkut të Dibrës po përballet me drejtësinë bashkë me nipin me akuzën e dhunës ndaj një zyrtari në Ostren.

Policia thotë se dy të akuzuarit, xhaxha dhe nip, banues në Tiranë, dyshohet se rreth orës 13:00 të datës 24 prill 2025, kanë goditur me grushte 33-vjeçarin Kalosh Murra, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren, pas përfundimit të një aktiviteti elektoral të Partisë Demokratike.

33-vjeçari Kalosh Murra është një zyrtar vendor në fshatin Ostren ndërsa incidenti ka ndodhur para ambienteve të kësaj njësie.

Kalosh Murra pretendon se ka qenë para zyrës së tij, kur Mziu dhe të tjerë kanë dalë nga një lokal, kanë kaluar para zyrës së tij dhe më pas janë kthyer mbrapsht dhe e kanë dhunuar.

Por Mziu ka dhënë një tjetër version. “Nuk e godita unë por nipi, ai e bëri për vetëmbrojtje” tha ai. Tani është SPAK-u që do të zbardhë ngjarjen.

Latest articles

Related articles