Kandidat për deputet i Koalicioni Euroatlantik, Hysen Xhura ka qenë në PD prej anëtar i seksionit, sektetar i FRPD, anëtar i kryesisë së Tiranës, kryetar i minibashkisë 4 me fitore spektakolare duke marrë vota të djathta e të majta, ka edhe qenë kryetar i PD në Njësinë 4. Ai ka një karrierë politike të ndërtuar mbi votë e mbi meritë, pa asnjë katapultim e favorizim.
Hysen Xhura pikën e fortë e ka te marrëdhënia burrnore me njerëzit, si njeri i fjalës, njeri pa hile, si njeri që jeton në lagjen e tij, me komunitetin, me njerëzit. Hysen Xhura është “politikan bio” i lidhur me njerëzit dhe i ka të gjitha cilësitë për të qenë përfaqësues i natyrshëm i njerëzve në parlament.
