Papa Françesku pati një lidhje të veçantë me Shqipërinë e shqiptarët, të cilët deshi t’i vizitonte të parët në Europë. Papa e pati shprehur shpeshherë dashurinë ndaj shqiptarëve.
Dhe për koincidencë të fatit është një fëmijë shqiptar që Papa Françesku takoi për herë të fundit në sheshin e Shën Pjetrit ditën e Pashkës.
Faktin kurioz e sjell Dom Gjergj Meta.
“Fëmija i fundit që ka takuar Papa Françesku në sheshin e shën Pjetrit ditën e Pashkës quhet Hera Çoba, vajza e Nikoll Çobës dhe Franga Prengës me origjinë nga fshati Jubë i Durrësit e që jetojnë në Gjermani. Vijnë nga një familje e nderuar me të cilën njihemi me qindra vjet, duke qenë se na ndan vetëm lumi Erzenit nga fshati ku kam jetuar edhe unë.
Ma dërgoi sot vetë babai i Herës, Niku, dhe më lejuan ta publikoj. I falenderoj e i urojmë jetë të gjatë Herës së vogël e pastë bekimet e Zotit….”, shkruan Dom Gjergj Meta bashkëlidhur videos.