Ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen në Lezhë dhe atentatin me katër të plagosur në Tiranë mbrëmjen e së enjtes. Në Lezhë u vra babai i Roan Brahimit.
Një breshëri plumbash u drejtuan në ‘G Classin’ ku udhëtonin katër persona në Tiranë, shoferi 34-vjeçar Arens Stafa, 19-vjeçari Kian Mullai si dhe dy vëllezërit Marko Demiraj 17-vjeç dhe D.D. 11vjeç.
17-vjeçari Marko Demiraj u nis këtë pasdite për trajtim jashtë vendit. 11-vjeçari, fëmija tjetër i familjes Demiraj i cili ishte në gjendje më të rëndë shëndetësore është nisur gjithashtu për kurim jashtë vendit.