“Durrësi ka potencial të madh” – një mesditë me kandidatin Jon Myshketa

spot_img

Mesdita na zuri në Durrës, me kandidatin e Koalicionit Euroatlantik, Jonuz (Jon) Myshketa, një politikan i talentuar që ka ngritur zërin në interes të qytetarëve bregdetar. “Durrësi ka potencial të jashtëzakonshëm, jo vetëm për turizmin masiv, por edhe për ekonominë blu që sjell deti. Peshkimi duhet të jetë pjesë e ekonomisë kombëtare. Industria duhet të lidhet me arteriet kryesore rrugore e hekurudhore. ” – na thotë Myshketa.

Paraardhësit e tij janë njerëz të njohur në Durrës. Do të persekutoheshin, vriteshin, burgoseshin për 50 vjet, por ato nuk e humbën qytetarinë e tyre.

Myshketat janë njohur si derë tregtarësh, avokatësh e sipërmarrës në shumë punë publike, madje edhe në arte.

Si antar i këshillit Bashkiak Jon Myshketa është angazhuar në çështje të rëndësishme për qytetarët durrsakë, si tarifimi i parkimeve publike dhe problematikat e biznesit, pronës dhe ish të përndjekurve politikë durrsakë. “Është një tarifë e padrejtë, godet biznesin dhe qytetarët. Jam kundër politikës që fut dorën në xhepin e qytetarëve” – thotë Joni Myshketa.

Shtabi elektoral i Myshketës janë duart e shumtë që takon në çdo cep të qytetit. Myshketa ka theksuar nevojën për transparencë dhe menaxhim të mirë të fondeve publike, duke organizuar tryeza me ekspertë për të adresuar problemet e mbetjeve toksike në portin e Durrësit.

Latest articles

Related articles