“Dita e mirë lind me diellin…” – Një mëngjes me kandidaten Prof. Tualanda Jupi

spot_img

Zyra e kandidates për deputete të Koalicionit Euroatlantik Taulanda Jupi hapet në orën 06.00 në zonën e komunës së Parisit në Tiranë. “Është i mirë mëngjesi për takimet e para me pensionistë. Këtu pi kafen e parë me ta… janë të mërzitur. Fëmijët i kanë jashtë vendit e i shohin me telefon” – thotë e energji zhysh Taulanda.

Stafi i drejtuar nga politologu V. Kola bën axhendën e takimeve deri në mesditë. “Na ndodh të ndryshojmë oraret e takimeve sepse njerëzit kanë shumë për të thënë dhe ne duhet ti dëgjojmë” – thotë V. Kola. Aroma e kafesë së Zyrës dhe ethet e fushatës janë një përzierje e bukur me emocione dhe shpresa. Të rinjtë që janë bashkuar Prof. Taulanda Jupit janë fytyra të bukura, të freskëta dhe plot energji për ndryshim.

Po bëhem gati për takimet e para në lagjen time të vajzërisë, Laprakën, sa herë kaloj rrugët e rrugicat më kujtohen banorët e vjetër të lagjes, aromën e bukës dhe luleve. Lapraka ka pasur një fushë të bukur…e ka pasur… Lapraka ime është motori i Tiranës” – thotë Zysh Taulanda Jupi.

Ajo është optimiste. Takimet me qytetarët kanë pasur një përgjigje pozitive. “Jemi Pro-SPAK, pro Pronës, Pro të Përndjekurve politikë, Pro Biznesit dhe Kundër 313 të Ramës, Metës e Berishës. Qartësinë ta fal Ndershmëria” – thotë Tualanda Jupi.

Latest articles

Related articles