Berisha ndjen rrezikun, sulmon Bashën në Kombinat: Mos më pyesni më për të

spot_img

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku u ndal në një sërë diskutimesh sa i takon politikës dhe zgjedhjeve. Në fjalën e tij, Berisha përmendi edhe disa prej emrave të përfshirë në politikë gjatë viteve të fundit dhe një prej tyre ishte edhe Lulzim Basha.

Berisha sulmoi Bashën para qytetarëve të takimit se ata as nuk duhet të pyesin për Bashën.

“Lul brava, mos e pyesni si është puna e tij”,-ironizoi Berisha.

Sigurisht ke të drejtë të bësh apo të mos bësh koalicion, por një gjë ta dini, të gjitha atyre forcave politike, jo PS-së dhe “bravës”, se “bravës” mos e pyet si është puna e tij, të gjithë i kemi ftuar. Jo se unë nuk kisha vërejtje, por interesi juaj, interesi i madh i vendit për të shpëtuar nga kjo e keqe., i ftuam të vijnë në koalicion. Çfarë thonë tani?

Ne nuk duam rotacion.

Latest articles

Related articles