SPAK, Dumani: Ka shumë punë për të çrrënjosur krimin e organizuar

spot_img

Kreu i SPAK, Altin Dumani nga Durrësi në një aktivitet ku mori pjesë deklaroi se nga angazhimi i përbashkët mund të arrihet një luftë e suksesshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Besimi dhe drejtësia janë elementë të rëndësishëm; pa drejtësi nuk mund të ketë paqe dhe pa llogaridhënie nuk mund të ketë demokraci. Reforma në drejtësi u realizua me ndryshimet thelbësore kushtetuese.

SPAK u krijua për të goditur fenomenet që dëmtojnë shtetin. SPAK është një ndër produktet e reformës në drejtësi dhe ka treguar se ushtron të drejtën ndaj çdo subjekti, pavarësisht lidhjeve me botën e krimit të organizuar apo të objekteve të caktuara.

Jemi të vetëdijshëm që ka shumë punë ende për të çrrënjosur krimin e organizuar. Dëshiroj të theksoj se përpjekjet për ndërtimin e një sistemi drejtësie të paanshëm nuk mund të jenë të njëanshme pa ndihmën e shumë institucioneve në bashkëpunim”, tha ai.

Latest articles

Related articles