Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun Durrës, Jonuz Myshketa përmes një komunikimi publik ka bërë të ditur asfaltin elektoral të bashkisë Durrës, pas presionit pozitive publik, për gjendjen skandaloze të rrugës Valbona.
🚧 Zëri i qytetarëve nuk mund të injorohet!
Para disa muajsh denoncuam gjendjen skandaloze të rrugës Valbona në Durrës, e cila ishte bërë burim rreziku për banorët dhe drejtuesit e mjeteve.
📢 Falë presionit publik dhe reagimit tonë të vazhdueshëm, rruga është shtruar dhe tashmë është e kalueshme dhe e sigurt për të gjithë!
✅ Ky është një shembull konkret se kur denoncojmë padrejtësitë, kur flasim me zë të lartë, ndryshimi është i mundur.
🛑 Ne nuk do të ndalemi! Çdo padrejtësi, çdo problem, çdo shpërdorim që prek jetën e qytetarëve do të denoncohet.
🤝 Faleminderit të gjithëve që na mbështesin dhe që besojnë në fuqinë e veprimit qytetar.
Durrësi meriton më shumë!
🗳4️⃣
🗳Jonuz Myshketa