Në një deklaratë të për mediat, kandidatja për zgjedhjet e 11 majit, Taulanda Jupi, ka denoncuar pabarazit“Çmimet e larta, të diktuara nga monopolet e oborrit qeveritar”
ë e thella ekonomike në Shqipëri dhe ka bërë thirrje për një ndryshim rrënjësor në mënyrën si menaxhohet ekonomia e vendit.
“Pse shqiptarët paguajnë çmimet më të larta për mallrat e shportës?” – pyeti Jupi, duke shtuar: “Sepse jetojnë në një ekonomi që u shërben të privilegjuarve të pushtetit, jo qytetarëve”.
Ajo theksoi se shqiptarët paguajnë karburantin më të shtrenjtë në rajon, për shkak të një monopoli të mbrojtur nga qeveria dhe një takse të fshehtë prej rreth 1000 lekësh për litër, që rëndon mbi qytetarët e zakonshëm. Po ashtu, ushqimet e importuara nga Bashkimi Europian shiten 80% më shtrenjtë në Shqipëri sesa në vendet e origjinës, si rezultat i ndarjes së tregut mes një grushti oligarkësh të afërt me pushtetin.
“Qytetarët nuk blejnë me çmime të tregut – ata blejnë me çmime të diktuara nga klientët e pushtetit,” – deklaroi Jupi.
Sa i përket tregut të banesave, ajo u shpreh se Shqipëria ka disa nga çmimet më të larta në Europë, ndërsa pagat janë ndër më të ulëtat: “Ndërtimi është kthyer në një lavatriçe të madhe për pastrimin e parave, ndërsa qytetarët luftojnë për të paguar mijëra euro për metër katror në Tiranë.”
Jupi përfundoi me një mesazh të qartë:
“Ky realitet nuk është rastësi. Është zgjedhje. Dhe unë nuk e pranoj. Ka ardhur koha për të thyer monopolet. Ka ardhur koha për të kthyer ekonominë në duart e qytetarëve.”