Katër shoferë janë arrestuar për drejtimin e makinës në gjendje të dehur, te të tjera për drejtimin e mjetit pa leje, një për drejtimin nën efektin e lëndëve narkotike, ndërsa dy të tjerë ishin në kërkim për shkelje të mëparshme rrugore.
Ndërkohë një tjetër u procedua penalisht sepse tentoi të korruptonte policin të cilët e konstatuan duke përdorur celularin gjatë drejtimit të makinës.
Por puna e uniformave blu nuk është ndalur këtu. Si rezultat i përdorimit të flotës me pajisje inteligjente u ndëshkuan administrativisht 5300 shoferë.
Kryesisht janë gjobitur për parakalime të gabuara, qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvënie të rripit të sigurimit ose mosvënie të kaskës mbrojtëse.
“Gjithashtu, janë tërhequr me mjet ngritës, 10 automjete që kishin zënë në kundërshtim me ligjin, hapësira publike. Kontrollet vijojnë 24/7. Policia Rrugore e Tiranës apelon për përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre”, njoftoi policia.