Elvis Roshi del në Fushatë për Sali Berishën! Nuk fshihet më

spot_img

Pasi shfaqi publikisht mbështetjen për kushëririn e tij, Elton Rroshi kandidat për deputet nën siglën e PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës Elvis Rroshi ka dalë në fushatë për të. Ai është shfaqur në një takim së bashku me kushëririn e tij.

Më 6 Prill, ish kryebashkiaku socialist postoi në rrjete sociale posterin e fushatës së djalit të xhaxhait, që kandidon si pjesë listë së hapur në Tiranë të partisë kundërshtare të asaj që mbështeti Elvisin për të marrë drejtimin e bashkisë së Kavajës.

Elvis Rroshi theu në vitin 2011 bastionin historik demokrat të Kavajës, por u dogj më pas nga ligji i dekriminalizimit, për shkak të një dënimi të padeklaruar për përdhunim në Itali.

Latest articles

Related articles