Rama premton gjoba me kamera: Fotografia do ju vijë në Ajfon

spot_img

Kryeministri Edi Rama u ndal këtë të martë në Fier edhe te Qendra e Monitorimit të Trafikut e cila tanimë është gati dhe po punohet për trajnimin e stafit deri në Qershor.

Rama theksoi se përmes sistemit të kontrollit, gjithë Shqipëria do jetë e monitoruar me kamera inteligjente në kohë reale.

“Kjo qendër do të lidhet me projektin që ne kemi financuar me Emiratet e Bashkuara, për të pasur të gjithë territorin, duke filluar nga qytetet, qendrat e qarqeve, spitalet, shkollat, institucionet publike, akset kombëtare nën një sistem kamerash inteligjente. Ato ekrane do shohin gjithë Shqipërinë në kohë reale, por sistemi është i tillë që në mënyrë të menjëhershme do sinjalizojë këtu për një rritje shpejtësie në një pikë të caktuar të Republikës.

Nuk do ketë më policë në rrugë, më fare! Do jenë të organizuar në një mënyrë tjetër që të jenë të gatshëm, por jo të dalin dhe të thonë “ndalo pak”. Sistemi i kontrollit në kohë reale të shpejtësisë do bëjë që jo vetëm gjobat të jenë menjëhershme dhe të të vijë në iPhone bashkë me portretin tënd, bashkë me gëzimin që ke në faqe kur ndjen adrenalinën e shpejtësisë, me një përshëndetje, kalofsh mirë deri në shtëpi, mos e përsërit prapë se vjen prapë. Përveçse gjobat do jenë transparente, do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në uljen e aksidenteve sepse do u shkojë shumë shtrenjtë adrenalina nëse do insistojnë për të bërë aksident. Do ketë një kapacitet të panjohur më parë, për identifikimin e personave problematikë, në raport me mospagesën e sigurimit të makinës përshembull”, deklaroi kreu i qeverisë

Latest articles

Related articles