Pampuri: Po ikin të rinjtë tanë që nuk shohin të ardhme, të ndryshojmë qeverisjen

spot_img

Deputetja Orjola Pampuri përmes një komunikimi publik ka deklaruar se të rinjtë janë larguar masivisht nga Shqipëria këto 12 vitet e fundit; Po ikin… dhe nuk janë vetëm…

📌Po ikin profesionistë të mirë, po tkurret gjithnjë e më shumë shtresa e mesme, palca e shoqërisë, e cila reflekton dhe vendos mbi të ardhmen e vendit, kur vjen momenti për të bërë zgjedhje mbi ata që do të mund të drejtojnë vendin, pa ndikime politike, ata që mund të ndikojnë vërtetë tek ndryshimi.

📌Po ikin të rinjtë tanë, ikin studentët sapo marrin diplomën, ikin çiftet e reja që nuk shohin të ardhme. Shqipëria po zbrazet nga energjia, shpresa dhe jeta që i jep kuptim të ardhmes.

📌Rënia e lindshmërisë është një pasojë e drejtpërdrejtë e pasigurisë, mungesës së mbështetjes dhe mungesës së besimit se këtu mund të ndërtohet një jetë me dinjitet. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për një çift të ri të mendojë për një shtëpi, një punë të qëndrueshme apo një sistem që e mbështet kur sjell në jetë një fëmijë.

➡️Por kjo nuk është një fatkeqësi e pashmangshme — është një thirrje për ndryshim🫵.

✅Duhet të krijojmë një Shqipëri ku të rinjtë ndihen të vlerësuar, ku talenti shpërblehet, jo nënvlerësohet. Ku një student diplomuar ka arsye të qëndrojë sepse ka mundësi, ka perspektivë.

✅Një Shqipëri ku çiftet e reja ndihen të mbështetur për të ndërtuar një familje, për të lindur e rritur fëmijët e tyre me krenari.

✅Një vend ku nuk largohesh për të shpëtuar, por qëndron për të jetuar.

✅Programi i Koalicionit Euroatlantik për mirëqënien dhe familjen, një nga më të mirët e të vlerësuarit i mbështetur edhe nga CDU gjermane;

➡️2000 euro për çdo bebe
➡️20.000 euro për fëmijën e tretë
➡️30.000 çifte të reja, mundësim i kredisë për shtëpinë
➡️Pagë e plotë gjatë lejes së lindjes

✅Koha për të kthyer vëmendjen tek rinia, tek familja, tek jeta. Sepse pa ta, e ardhmja nuk ekziston.

Voto 4🗳️, Koalicioni Euroatlantik
✅ORJOLA PAMPURI

Latest articles

Related articles