Pampuri: Përballë tallavasë, arkaikes e ricklimit të figurave që nuk premtojnë asgjë të re

spot_img

Deputetja Orjola Pampuri përmes një komunikimi publik ka komentuar çeljen e fushatës të PS dhe PD 48 orët e fundit.

Përballë tallavasë, arkaikes e ricklimit të figurave që nuk premtojnë asgjë të re dhe nuk mund të përfaqësojnë të ardhmen, për aq kohë sa mbajtën peng ëndrrat e shqiptarëve për 34 vite,
Koalicioni Euroatlantik, Lulzim Basha prezanton programin, në të cilin e gjen veten çdo shtrese; pensioniste, profesione të lira, mjekë e çdo specialist i shëndetësisë, biznes i vogël dhe i madh, të rinj e studentë, mësues e nxënës, kushdo që për 34 vite ndjehet i zhgënjyer nga politika e atyre politikanëve që me shumë kusure mbi kurriz u premtojnë ende të ardhmen brezave të rinj e shqiptarëve, që i demotivuan, ua bënë të pamundur jetesën dhe i detyruan të emigrojnë jashtë Shqipërisë, për të gëzuar vetë çdo cep të uzurpuar prej tyre dhe miqve të tyre.

E ardhmja e Shqipërisë është në dorën tuaj💪.
Me votën tuaj në 11 Maj, keni shansin të bëni më të mirën për veten, fëmijët tuaj dhe Shqipërinë. Voto4🗳️, Koalicioni Euroatlantik.

Latest articles

Related articles