“Jam i nderuar që s’kam shokë në SPAK’”, Basha në “Flak Fare”: Taksat o punojnë për shqiptarët, o për shokët e Ramës

spot_img

Gjatë një interviste ndryshe në emisionin “Flak Fare” me gazetarin Rudi Himzo, drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i pyetur nëse ndjehet i diskriminuar që ska shokë në SPAK. Basha tha se ndihet i nderuar dhe se synimi i tij është të qëndrojë larg çdo konflikti interesi me drejtësinë.

Në vijim, ai foli për programin për një taksë të sheshtë 9%, model i ngjashëm me atë të Malit të Zi. Ai theksoi se kjo taksë do të zbatohet për bizneset me xhiro deri në 140 milionë lekë të vjetra dhe jo më shumë se 1% taksat lokale.

“Ulja e taksave i jep frymëmarrje biznesit dhe sjell më shumë të ardhura për shtetin,” u shpreh Basha, duke theksuar qartësisht pozicionin e tij politik: “Padiskutim që jam i djathtë.”

Pjesë nga intervista:

Rudi: A ndjeheni të diskriminuar që s’keni njeri në SPAK si gjithë të tjerët?

Basha: Ndjehem jashtëzakonisht i nderuar sepse qëllimi im është që most ë jem në konflikt interesi me SPAK.

Rudi: E dyta.

Basha: E dyta, lekët o don jenë në ekonominë shqiptare, o do jenë tek 7×7-313. Taksat e shqiptarëve, o do punojnë për shqiptarët, o do punojnë për shokët e Edi Ramës.

Rudi: Sa do jenë taksat?

Basha: 9%, taksë e sheshtë. Siç e ka Mali i Zi, duhet të jemi konkurrent me vendet e tjera të rajonit. Por funksionon deri në një niveli të caktuar, nën 140 milionë lekë të vjetra në vit për biznesin dhe mbi minimumin jetik për të ardhurat personale. Nën të është zero dhe jo më shumë se 1% taksat lokale.

Rudi: Po nga do të dalin lekët pa taksa?

Basha: Ulja e taksave i jep frymëmarrje biznesit, gjeneron më shumë të ardhura, rrit bazën e taksimit, sjell më shumë të ardhura për qeverisjen.

Rudi: Pra, je i djatht ti?

Basha: Padiskutim.

Latest articles

Related articles