Në një intervistë ndryshe në emisionin “Flak Fare” me gazetarin Rudi Himzo, Lulzim Basha u vendos përballë një pyetje jokonvencionale: kë do të zgjidhte si bashkudhëtar në një ishull të shkretë mes Ilir Metës, Sali Berishës, Edi Ramës apo Gjestit të Big Brother?
Basha zgjodhi me humor Gjestin, duke thënë: “Po pse një nga ata tre?! Larg qoftë…”, duke shmangur kategorikisht çdo afrim me tre figurat politike të tranzicionit.
Pjesë nga intervista:
Rudi: Nëse je në një anije, mbytet anija dhe ngelesh me një njeri tjetër, shpëton ti dhe një tjetër. Shkoni në një ishull të shkret, i cili quhet ishulli 313-t, 8 vite duhet të qëndrosh aty derisa të të shpëtojë një anije. Me kë shkon nga këta personazhe? Kë zghedh, Ilir Metën, Sali Berishën, Edi Ramën apo Gjestin e Big Brother?
Basha: Këto janë zgjedhjet?
Rudi: Katër zgjedhje ke.
Basha: Vetëm katër! Me Gjestin, çfarë të të them.
Rudi: Po pse është fitues, se do fitojë.
Basha: Po pse një nga ata tre?! Larg qoftë…