Rrok, hip hop dhe tallava — Refleksione fushate nga Denada Jushi

spot_img

Një muaj nga sot për 4 vitet e ardhshme!
Dy forcat kryesore çelën dje dhe sot fushatat elektorale. Të njëjtët njerëz, të njëjtat filozofi!

Fushata e PD-së dje pati një emër të vetëm: Chris Lasivitan. Pa dyshim, gjetje për PD-në.
Simbolika është e qartë: një “non grata” amerikane e përçau PD-në, një strateg amerikan synon t’i sjellë fitoren nga andej.

Chris dje hoqi një paralele mes fatit Trump-Berisha, përballë socialistëve, por në Shqipëri votojnë shqiptarët, jo amerikanët.
Kujtesa nuk është ndonjëherë pika jonë e fortë.
Skenografia dhe muzika ishin gjetje, shumë më të mira krahasuar me hapjen e PS-së.
Rroku i Renis Gjokës nuk krahasohet me tollovinë e sotme.
Skena dukej si një miksim i fushatës Trump dhe asaj të LDK-së në Kosovë (edhe ajo, e ndërtuar nga amerikanë).

Fjalimet, si gjithnjë në PD: të gjatë, pa pikë kulminante, ndonëse me thelb problematikash.
Postimi i Ladivitan, “bufi vs miu”, ishte pika më e fortë e ditës së djeshme.

Sot, me 12 , ora 12:00, me 12 qarqe dhe 12 yje, u hap fushata e PS-së.
Ishte ndoshta hera e parë që Edi Rama pati një shfaqje të dobët propagande — fushë ku ai zakonisht shkëlqen.
Mungesa në foni, një skenë që nuk dukej, kryetarë qarqesh që përsërisnin të njëjtën gjë, dhe, si për ta shëmtuar më tej, këngë e valle pa shije.

Por, në një skuadër që ka 12 vjet në pushtet, me kandidatë që pak njihen, Rama gjen gjithmonë forma për të marrë vëmendjen.
Noizy.

Kryefjala e Erion Veliajt kaloi në merkaton e zgjedhjeve tek kryesocialisti Rama.
Ai qartësoi për të vetët se kush vendos është vetë ai — kush mendon ndryshe, ka probleme.

Rama ka vendosur: ai mundet vetëm. Të rinjtë dhe gratë janë aty, thjesht për ta bërë “simpatike” fushatën.

Partitë e reja këtë muaj kanë një sfidë: të mbijetojnë.
Lufta do të ashpërsohet mes kampeve kryesore.

2025 përballë do të jenë rivalët realë që Shqipëria ka njohur: Rama-Berisha. Të dy njohës të fushës, por këtë herë, përballën me ekipe të dobëta.
Prandaj, më shumë sesa kush fiton, në 12 maj do të shohim kush humbi!

Deri atëherë, në rivalitetin Renis Gjoka, Noizy dhe Unikatili, sipas jush, kush është më i dobëti?

(Shënim: Nuk duhet të përmirësohemi për BE-në apo për Amerikën, por për vetveten! Pyetja është: A duam?)

Latest articles

Related articles