.
Shejh Ahmed Yasin, dijetari palestinez, ka thënë se në Kuran përmendet se brezat ndryshojnë çdo 40 vite.
Kjo duket se pasqyrohet edhe në historinë tonë: për 40 vite jetuam nën regjimin komunist, dhe që nga rrëzimi i tij në vitin 1990, kanë kaluar tashmë 35 vite me një demokraci të kontrolluar nga një pakicë e vogël individësh.
Deri në vitin 2030, ky cikël i 4 dekadash do të jetë përmbushur.
Shumica e politikanëve të sotëm do të jenë të tërhequr nga jeta publike, duke i lënë skenën një gjenerate tjetër që do të mbajë në duar fatin e Shqipërisë.
Madje, vetë kryeministri e dha sinjalin dje, kur publikoi “Planin 2030”, ku përmendi se në 2030 do të kemi një kryeministre femër një mënyrë e tërthortë për të thënë se do të fitojë zgjedhjet e 2029 dhe më pas do të largohet duke ia dorëzuar pushtetin një pasardhëseje.
Andaj ky cikël 40-vjeçar përkon fatkeqësisht, me prognozën e Edi Ramës për “Shqipërinë 2030”.
Ndoshta edhe ai është i vetëdijshëm për këtë ritëm kohor të ndryshimeve historike mund të mos e thotë hapur, por e kupton se cikli biologjik dhe ai politik po shkojnë drejt fundi të natyrshëm për epokën që ai përfaqëson.
Historia na ka treguar se në Shqipëri pushteti nuk ndryshon sepse kemi në opozitarizëm të fortë, por sepse koha kryen, proçeset e saj biologjike: “plakja e liderëve”
Po të varej nga ne, ndoshta ndryshimi do të shtyhej pafundësisht, sepse për 3 dekada kemi pritur që dikush tjetër të na sjellë ndryshimin dhe të na zgjedhe lideret, nuk kemi besuar mjaftueshëm në fuqinë tonë, në votën tonë.
Pra ndryshimin nuk duhet ti ja lejmë proçeseve biologjike duhet ta sjellim ne me voten e 11 Majit.
Historia tregon se çdo epokë ka ciklin e saj, por ndryshimi nuk ndodh vetë.
Nuk mjafton ndërrimi i fytyrave politike duhet një ndryshim në mendësi dhe ndërgjegje kolektive.
Liria nuk dhurohet, fitohet.
Për vite, shqiptarët kanë pritur që dikush tjetër t’u sjellë ndryshimin, por pa veprim dhe sakrificë, liria nuk vjen.
Nga mbijetesa në zhvillim
Për 40 vite kemi mbijetuar, jo ndërtuar. Është koha të lëmë pas mentalitetin e ikjes dhe të fokusohemi në përmirësimin e Shqipërise
Politika nuk është pronë private
Nëse qytetarët kuptojnë fuqinë e votës së tyre, atëherë pushteti nuk do të mbetet në duart e pak njerëzve.
Shpresa është brezi i ri
Nëse refuzon mendësinë e vjetër dhe sjell një vizion të ri. Sepse ndryshimi nuk e sjell koha e sjell vullneti, dhe shembulli më i mirë është Kosova.