Shemsi Prençi zbulon detaje pikante mbi sulmin kibernetik që ndodhi në SPAK

spot_img

Në pjesën e parë të podcastit “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfleti”-t, ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi dha detaje mbi sulmin kibernetik që ndodhi në SPAK.

Sipas Prençit, hakerim i është bërë në të vërtetë nga jashtë, por ka ndodhur me bashkëpunimin e dikujt tjetër nga brenda. Prençi ndër të tjera shtoi se një ish-zyrtar i lartë i shteti është shpallur në kërkim, teksa theksoi se një ish-Sekretar i përgjithshëm është arratisur nga Shqipëria.

“Ne duhet të pranojmë se hakerimi është bërë nga jashtë. A ka dorë dikush nga brenda? Unë personalisht them dikush duhet ta ketë lënë një dritare hapur, pra ka një bashkëpunim. Pse them se ka një bashkëpunim? Fakti që SPAK deri tani që flasim nuk ka bërë publike asgjë. Madje as për policinë e shtetit nuk ka dhënë detaje se përse janë arrestuar ata dy persona. Kur janë arrestuar nuk i kanë treguar fare policisë se për çfarë arsye dhe çështje penale kishte. Madje një zyrtar i lartë i shteti është në kërkim. Një ish zyrtar shumë i lartë i shtetit është në kërkim. Por disa ish zyrtarë shumë, shumë të lartë të shtetit nuk ndihen fare dhe ata me sa di unë, një ish Sekretar i Përgjithshëm e ka lënë Shqipërinë. Një ish-Sekretar tjetër që është ende sekretar nuk ndihet fare, nuk e thotë atë edhe nuk është prononcuar. Ose nuk i ka dhënë leje partia për tu prononcuar. Kjo tregon që ushtria e atyre që kanë humbur shpresat për të patur besim te qeveria dhe PS, janë të angazhuar dhe të bashkuar për ta filluar luftën e përplasjen e madhe midis dy kampeve në PS”, tha Prençi.

Më tej Prençi theksoi se kjo goditje ndaj SPAK-ut ishte një mesazh që kishte si qëllim dy grupe të ndryshme, prokurorët e SPAK dhe qeverinë. Ai tha se hakerimi u bë për të shantazhuar SPAK dhe për t’i bërë presion qeverisë për t’i treguar se ne jemi ende këtu dhe kemi aftësi për t’iu goditur.

“Në pikëpamje tjetër duhet të biem dakord unë edhe ju që sipas informacioneve që hakerimi është bërë për dy qëllime 1 për ti bërë presion dhe shantazh Prokurorëve të SPAK dhe për ti bërë presion politikës, qeverisë. Për t’i dërguar mesazh që ne nuk kemi vdekur, thjeshtë jemi larguar pak nga ju dhe kemi ushtri, ekspertë dhe ish-zyrtarë që kanë një ushtri me vete. Unë e kam të provuar se jo të gjithë prokurorët e SPAK respektojnë Kushtetutën. Disa prej tyre po t’iu lesh dorë të lirë i derdhin dosjet para Bashkisë. Prandaj them se ka Prokurorë ose oficerë të BKH-së që kanë bashkëpunuar me ta për tua hakeruar. Për tu përgëzuar është SPAK i cili në momentin që ka marrë njoftimin, ose kur ata tentuan të futen tek kompjuteri i Dumanit bënë[ të mundur ndjekjen e gjurmës dhe më pas bënë arrestimin e dy hakerave”, përfundoi ai.

Latest articles

Related articles