Kompania italiane e modës Prada ka njoftuar blerjen e markës prestigjioze Versace nga Capri Holdings, për një shumë prej 1.375 miliardë dollarësh, përfshirë edhe borxhet e saj, raporton Reuters.
Kjo marrëveshje historike synon të bashkojë dy nga emrat më të mëdhenj të modës italiane, në një treg global ku dominimi kryesor i përket konglomerateve franceze.
Ndërsa Prada ka ruajtur stabilitetin në një periudhë me rënie të kërkesës për luksin, Versace ka operuar me humbje. Me këtë blerje, Prada synon të rigjallërojë markën ikonike dhe të forcojë pozicionin e saj në industrinë e modës.
