Historiani britanik Nial Ferguson (Niall Ferguson) shkroi pak javë më parë një ese mbi konkurencën ShBA – Kinë.
Amerikanët janë të pakonkurueshëm në dy aspekte – ushtri dhe ideologji -, shkruante Ferguson. “Në teknologji dhe financa po konkurohen nga Kina”, argumenton historiani.
Ideologjikisht, thuajse të gjitha vendet duan të bëhen si Amerika: demokratë dhe me institucione që u japin liri qytetarëve.
Ushtarakisht amerikanët janë të pakonkurueshëm, si në det edhe në tokë.
Financiarisht kanë përballë një gjigant që ka demografi të madhe, krahë të kualifikuar pune dhe rritje ekonomike.
Teknologjikisht ShBA-të mbeten para në sektorë kyç, por konkurohen nga Kina.
Kësisoj, rënia e një hegjemoni dhe fillimi i konkurencës nga një fuqi tjetër janë dy analiza të ndryshme/ Sebastian Zonja