Kandidati për deputet i koalicionit “Euroatlantik”, Hysen Xhura zhvilloi një takim në Tiranë, ku prezantoi programin e tij për qytetarët për zgjedhjet e 11 majit.
Teksa foli para mbështetësve të tij, Hysen Xhura u shpreh se: “Deputeti duhet të jetë i zonës ku kandidon dhe të ketë lidhje me qytetarin”, ndërsa më tej ai shtoi, “Deputeti nuk duhet te jetë turist, ai duhet të jetojë me komunitetin dhe të ketë edhe lidhje shpirtërore me komunitetin ku votohet”.
Emri i Hysen Xhurës është i njohur në Tiranë për bujarinë dhe fisnikërinë e familjes Xhura. Hysen Xhura është një aktivist politik i djathtë dhe demokrat 24 karatësh në shumë fushata. Ai ka qenë në krah të Lulzim Bashës në fitoren e bashkisë Tiranë, duke kthyer rezultatin në disa zona zgjedhore falë zgjuarsisë dhe rrjetit të tij politik në terren.
Hysen Xhura ka zhvilluar takime në disa lagje të Tiranës ku ka marrë mbështetje për kandidimin e tij për zgjedhjet e 11 majit.