Dhimbja e qafës është një nga shqetësimet më të zakonshme dhe njëkohësisht më të bezdisshme, që shpesh ndërhyn në aktivitetet më të thjeshta të përditshmërisë.
Sipas mjekut specialist në Mjekësi Fizike dhe Rehabilituese, Dr. Altin Erindi, ky problem shpesh e ka zanafillën që në fëmijërinë e hershme.
I ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Dr. Erindi theksoi se mungesa e aktivitetit fizik që në moshë të vogël është një ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në zhvillimin e patologjive të lidhura me vertebrat cervikale të qafës.
Kur fëmijët nuk janë aktivë fizikisht që në fazat e hershme të jetës dhe nuk praktikojnë sport në moshë të re, krijohet një muskulaturë e dobët dhe një stil jetese sedentare. Kjo sjell më vonë dobësim të strukturave muskulore që mbështesin qafën, çka shpie në probleme të vazhdueshme në këtë zonë.
Përdorimi i tepruar i pajisjeve elektronike dhe qëndrimi i gjatë me kokën ulur, sidomos te të rinjtë, që nga mosha 18-vjeçare, përbëjnë një nga arsyet më të shpeshta të dhimbjeve cervikale në ditët e sotme.
Dhimbjet e kokës shpesh keqinterpretohen si probleme të trurit, duke çuar pacientët drejt rezonancave magnetike, kur në fakt burimi i vërtetë është shpesh qafa.
Truri nuk ka sensorë dhimbjeje. Ndaj, kur kemi dhimbje koke, origjina shumë herë është jashtë trurit, pra në pjesën e jashtme si muskujt e qafës. Edhe marramendjet shpesh vijnë nga tensionimi i muskujve cervikalë.
Një nga mitet më të zakonshme sipas Dr. Erindit është besimi se masazhi ndihmon në kurimin e dhimbjeve të qafës.
Ai argumenton se masazhi nuk është trajtim efektiv, por një mënyrë me të cilën trupi mësohet të jetojë me problemin.
Ne si qenie njerëzore shkojmë gjithmonë të varietetet më të thjeshta, që në këtë rast është një masazh.
Në realitet ne i japim mundësi organizmit te adaptohet me gjendjen e patologjisë. Që do të thotë duke i dekontrakuar muskujt, vertebrat fillojnë dhe japim njëfarë ripozicionimi brenda situatës së qafës dhe ambientohen me gjendjen që të vazhdojë problematika dhe rendohet gradualisht.
Pra masazhi edhe pse duket një zgjidhje e mirë në moment të parë, që na qetëson, në realitet nuk zgjidh asgjë, përkundrazi ne gradualisht adaptohemi me sëmundjen, pra e bëjmë patologjinë më të rëndë më vonë.
Kurse opsioni me i mirë është diagnostikimi i shpejtë, në momentin që fillojnë këto problematika dhe gjëja e parë që ne japim në këtë rast ne japim ushtrime, që të forcohen muskujt e qafës, kryesorja balancimi i këtyre muskujve përpara dhe prapa