Del VIDEO-ja e sherrit të dhunshëm në Lezhë, djemtë rrahin me shkop të riun!

spot_img

Një përleshje e dhunshme mes disa të rinjve ka ndodhur pak para mesditës së sotme në qytetin e Lezhës.

Më datë 11.04.2025, në orën 12:02, në qytetin e Lezhës, shtetasit Fatjon Gjini, dhe Ervin Nika, kanë goditur me mjete të forta shtetasin Redian Margjonaj, ku më pas shtetasi Redian Margjonaj bashkë me tre shokët e tij, (të 4 të shpallur në kërkim) kanë goditur me automjet shtetasin Fatjon Gjini, dhe më pas e kanë goditur me mjete të forta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.Si dhe u shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prishja qetësisë publike”, shtetasit: Redian Margjonaj, 20 vjeç, banues në Tale,Kevin Ndoka, 20 vjeç, Alessio Dodaj, 15 vjeç dhe Alan Mashi, 17 vjeç

Në pamje shihet se tre prej tyre e sulmojnë pa mëshirë me shkop bejsbolli dhe me shkelma.Viktima qëndron i shtrirë në tokë, duke tentuar të mbrohet, ndërsa katër të rinj të tjerë ndjekin skenën pa ndërhyrë për ta ndalur dhunën.

I riu ka pësuar dëmtime serioze në kokë dhe është transportuar me urgjencë në spital. Deri tani, policia nuk ka arritur të ndalojë autorët e ngjarjes.

Latest articles

Related articles